Monika vendos të qëndrojë në Big Brother Vip/ Zbulon kujt do t’ia japë çmimin nëse fiton
04/01/2022 21:48
Monika Lubonja vendosi të qëndrojë edhe një muaj në Big Brother Vip për dy arsye të forta.
Ajo tha se do të vijojë të qëndrojë dhe nëse fiton gjysma e 100 mijë euroshit do të shkojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma për fondacionin “Dritan Hoxha”.
Një gjest për t’u marrë shembull nga ana e aktores së famshme shqiptare.
“Gjysmat do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma do t’i shkojnë fondacionit ‘Dritan Hoxha’”, tha Monika.
Kujtojmë se të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u vunë para një zgjedhje, të qëndrojnë ose jo deri më 18 shkurt.
Top Channel