Me llogari të pambyllura të 2021 dhe nën një atmosferë aspak festive në shtëpinë e demokratëve ngjarjet janë të dukshme edhe në fasadë.

Nën tik-takun e protestës kombëtare të thirrur nga Sali Berisha në datën 8 janar, në seli po kryhen punë të shpejta. Dritaret dhe dyert nuk janë më transparente, pasi janë mbuluar.

Zyra e shtypit këmbëngul se ndryshimi lidhet me lyerjen e godinës, por komisioni për rithemelimin e shikon si mbyllje nga 8 janari.

Deputeti Lulzim Brava ka vendosur në prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij. I kujtojmë Lulzim Bravës, se ata që shembën regjimin më gjakatar në ’90, nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë brave, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë. Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë kurse Lulzim Pengu së bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre që bunkerizuan Shqipërinë“, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Po pse po lyhet godina e Partisë Demokratike në këto momente? Përgjigjja vjen nga zyra e shtypit:

Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillim viti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista

Gjithsesi deri ne 8 janar boja e godinës të kthyer në një kala, do të jetë tharë dhe në këtë oborr përpara selisë që do të vijojë të jetë blu, demokratët do përballen me njëri-tjetrin. Ata brenda kalasë me sytë nga e ardhmja dhe ata jashtë saj të thirrur për ta rimarrë kontrollin e partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA