14/11 15:54
Viti 2022 nisi me një disfatë për Manchester United. Djajtë e kuq u mundën në Old Trafford nga Wolverhampton 1-0 duke pësuar në të njëjtën kohë edhe humbjen e parë me Ralf Rangnick në stol.
Ishte një rezultat ky që ndërpreu serinë e 8 ndeshjeve pa humbje të Manchester United që sheh t’i ngadalësohet ritmi në garën për një vend në zonën Champions.
Në pjesën e parë Manchester United e pati shumë të vështirë që të ndërtonte lojën e tij ndërsa në pjesën e dytë ritmi i lojës u rrit por United nuk i shfrytëzoi si duhet rastet që pati.
Ndërkohë në minutën e 82 Joao Moutinho bëri që në Old Trafford të pllakoste heshtja teksa shënoi për Wolverhamton.
Top Channel