Krijuesi i vaksinës Astrazeneca: S’mund ta vaksinojmë botën çdo gjashtë muaj!

04/01/2022 22:23

Vazhdon shpërthimi i koronavirusit, kufizimet për izolimin e pandemisë janë intensifikuar dhe ekspertët, rregullisht, flasin për marrjen e dozës së tretë dhe nevojës për një dozë të katërt. Megjithatë, Andrew Pollard, një nga krijuesit e vaksinës AstraZeneca, thotë se ne nuk mund ta ” vaksinojmë planetin çdo gjashtë muaj “.

Kreu i Komitetit të Përbashkët të Vaksinimit dhe Imunizimit (JCVI) tha për Telegrafin se vaksinat ” duhet të synojnë grupet e cenueshme në vend që të nxisin të gjithë qytetarët mbi moshën 12 vjeçare “.

Më shumë të dhëna nevojiten për të përcaktuar ” nëse, kur dhe sa shpesh grupet e cenueshme do të kenë nevojë për doza shtesë, ” tha ai.

Duke dhënë një notë optimizmi, Pollard tha: ” Më e keqja është prapa nesh dhe dimri vetëm duhet të kalojë .”

Ai paralajmëroi për pasojat e rrezikshme të keqinformimit për vaksinat, duke theksuar se komentet e politikave mund të shkaktojnë panik. ” Le të themi se deklaratat e bëra në Evropë prekën njerëzit e Afrikës, ” tha ai.

Eksperti britanik shprehu dyshime për nevojën e një doze të katërt të vaksinës për Covid-19, duke theksuar se nevojiten informacione të mëtejshme përpara fillimit të fushatave të vaksinimit.

Izraeli ka filluar të administrojë një dozë të katërt të vaksinës Pfizer / BioNTech për qytetarët mbi moshën 60 vjeç, punonjësit e shëndetësisë dhe pacientët me imunitet të kompromentuar.

Në fund të dhjetorit, Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach i tha transmetuesit publik ZDF se gjermanëve ” do t’u duhej një dozë e katërt kundër Covid.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA