Shumë njerëz janë bërë të varur ndaj celularëve e rrjeteve sociale, ndaj Brendon Bënja ka folur në “Ëake Up” duke dhënë disa këshilla se si të qëndrojmë larg teknologjisë.

Një nga momentet kur jemi të lidhur me smartphone janë momentet e pauzës së punës. Këto 5-10 minuta është më mirë sugjerohet të bësh stretching, personat që meditojnë të bëjnë meditim, pse jo të bësh një bashkëbisedim me kolegët. Nëse ke punuar 2-3 orë para kompjuterit, duhet të mundohemi të mos shfrytëzojmë ato 5 minuta para smartphone.

Një tjetër mënyrë që mund të bëjmë detoks është duke përdorur teknologjinë. Shumë smartphone na japin mundësinë që të limitojmë përdorimin e një aplikacioni. Nëse jemi të varur nga një lojë, mund ta programojmë që të mos e përdorim më shumë se 30 minuta në ditë. Është shërbim i vetë smartphonëve.

Një moment që e përdorim celularin është në tryezën e tavolinës. Shumë persona e përdorin dhe përveç se nuk është higjenike sepse nëse nuk e dini, telekomanda e televizorit dhe smartphone kanë më shumë baktere dhe do ishte më mirë që të mos i përdornim kur jemi duke ngrënë.

Një tjetër mënyrë është para se të flemë gjumë. Kjo i bën keq syve se gënjen trurin se nuk është errësuar ende dhe një tjetër mënyrë për ta evituar është të gjejmë një dhomë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA