Novak Gjokoviç ka marrë lejen mjekësore nga qeveria australiane dhe pritet të luajë në Australian Open.

Pavarësisht se politikanë vendas kanë këmbëngulur që të mos lejohet të futet në vend pa u vaksinuar, lideri botëror i tenisit do të ketë mundësi ta mbrojë kurorën e kampionatit në turneun e parë të Grand Slam.

Gjokoviç shkoi sot në Melburn me trajnerin e tij Marian Vaida, rehabilituesin Marco Panici dhe fizoterapistin Ulysses Badio.

Tani mbetet për t’u parë nëse serbi do të detyrohet të qëndrojë në karantinë apo do mund të stërvitet duke filluar nga nesër në oborret e Melbourne Park.

Nuk dihej ende nëse Gjokoviç do të merrte pjesë në këtë kampionat, pasi ai ka refuzuar vazhdimisht të tregojë certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19.

Si rezultat, organizatorët e Australian Open bënë të qartë se të gjithë lojtarët që duan të konkurrojnë në turneun e janarit, duhet të vaksinohen plotësisht kundër virusit ose nuk do lejohen të marrin pjesë.

Një fakt i tillë detyroi shumë njerëz të besojnë se Gjokoviç nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin që fitoi në 2021 dhe tërheqja e tij nga ATP Cup ishte një tjetër tregues se ai nuk do të ishte i pranishëm në Melburn më 17 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA