E ardhmja e Erling Haaland është e lidhur me Spanjën. Real Madrid dhe Barcelona po garojnë mes tyre për yllin e Dortmundit, një nga goleadorët më të mirë dhe të talentuar të futbollit europian.
21-vjeçari norvegjez (76 gola dhe 20 asiste në 75 ndeshje në Bundesliga) e konfirmoi dëshirën për t’u transferuar në La Liga gjatë një bisede me fansat, ndërkohë që në fund të sezonit kartoni i tij do të kushtojë 75 milionë euro sipas klauzolës me klubin gjerman.
Marca shkruan se verdhezinjtë ia kanë bërë të qartë sulmuesit se duhet të marrë një vendim për të ardhmen deri më 31 janar. Haaland do të përfundojë sezonin në “Signal Iduna Park” me shumë mundësi, për t’u larguar në verë drejt kampionatit spanjoll. Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit.
“Los Blancos” janë disi më të avantazhuar për momentin, kjo falë situatës më të mirë ekonomike se katalanasit. Gjithsesi, Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka premtuar goditje të rëndësishme në merkato dhe Haaland është objektivi kryesor për majën e sulmit të ekipit të Xavit.
Top Channel