Dhunë ndaj grave dhe motrës, policia arreston 4 persona në Durrës/ Vihet në pranga edhe një 41-vjeçar

04/01/2022 11:55

Katër persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, pasi ushtruan dhunë në familje, ndërsa një 41-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se në pranga u vunë shtetasit:

A. D., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. M., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. Ll., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës së tij.

B. F., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA