Open Ballkan i ka dhënë dritën jeshile fermerëve shqiptarë të eksportojnë produkte me origjinë shtazore drejt vende të Ballkanit.

Por a është gati Shqipëria të eksportoj në vendet e rajonit? Nëse i referohemi të dhënave të publikuara nga INSTAT numri i gjedhëve dhe të imtave është gjithnjë në rënie. Saktësisht numri i gjedhëve në vitin 2020 afërsisht kap shifrën e 362 mijë krerëve, nëse e krahasojmë më vitin 219 shohim që ka pësuar një rënie prej 12,76%.

Po kështu edhe numri i të leshtave ka pësuar rënie nga 1.7 milion krerë që ishin në vitin 2019, në vitin 2020 numri i deleve ka shkuar në 1.5 milionë të gjithë vendin. Po kështu edhe numri i dhive është zvogëluar nga 863 mijë në vitin 2019, në vitin 2020 ka 10.26% më pak dhi. Automatikisht kjo ka ndikuar edhe në rënien e prodhimit të qumështit nga 1.1 milion tonë tashmë prodhohet 1.05 milion qumësht. Këto shifra tregojnë se prodhimi blegtorial i fermave shqiptarë është shumë herë më i ulët se ai i vendeve të rajonit.

Kjo sasi qumështi e prodhuar nga fermat shqiptare është e pamjaftueshme për përdorimin e brendshëm, për këtë arsye industria e përpunimit të qumështit lëndën baze e importon nga Serbia. Arsyeja se përse fabrikat shqiptare po importojnë qumështin e përpunuar nga rajoni lidhet me çmimin e lirë, sidomos nga Serbia, pasi atje subvencionohet i gjithë procesi i prodhimit blegtorial. Open Ballkan ka për qellim lehtësimin e procedurave doganore si dhe njohje e certifikatave veterinare, por a do të thotë kjo se rajoni do të blejë qumësht e fermerit shqiptarë që kushton afërsisht 10 leke më tepër ? Kjo mundësi tregtimi do të ndihmojë rritjen e prodhimit vendas nëse fermeri shqiptari do të subvencionohet dhe do të trajtohet në formë të barbartë si fermeri nga Mal të Zi dhe Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA