Monaco ka zyrtarizuar së fundmi shkarkimin e trajnerit Nico Kovac. Ish-tekniku i Bayern Munich në këtë sezon nuk ia ka dalë të marrë më të mirën nga organika e skuadrës, teksa ekipi nga Principata renditet aktualisht në vendin e gjashtë të klasifikimit.
Në këtë formë, drejtuesit e francezëve menduan që të lëviznin “ujërat” në skuadër dhe të emëronin një tjetër trajner. Kështu, klubi i Monacos nuk ka humbur aspak kohë dhe sipas prestigjiozes L’Equipe ka gjetur akordin me Philippe Clement.
47-vjeçari së fundmi ka qenë në krye të Club Brugge në Belgjikë, ndërsa përgatitet për eksperiencën e tij më të rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës.
Sakaq, Clement pritet që ditën e diel të jetë në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen e Monacos në Kupë ndaj modestëve të Quevilly-Rouen dhe për të krijuar kështu një ide më të qartë mbi futbollistët që do të ketë nën urdhra./SS
Top Channel