Everton e ka nisur vitin 2022 me disfatë teksa në shtëpinë e tyre janë mposhtur me rezultatin 2-3 ndaj Brighton. Miqtë e nisën më së miri sfidën duke shënuar dy gola të shpejtë, në të tretën dhe të 21-tën, ndërsa në fraksionin e parë ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez u penalizua edhe nga ana e Calvert Lewin që humbi një penallti në minutën e 25-të.
Sakaq, në pjesën e dytë, vendasit shkurtuan diferencat me anë të Gordon në minutën e 53. Gjithsesi, Everton nuk pati forca për të barazuar teksa pësoi edhe golin e tretë me anë të Mac Allister. Ndërkohë, në të 76-tën, ishte sërish Gordon që rihapi edhe njëherë takimin duke shënuar për Eveton, megjithatë miqtë e mbrojtën më së miri avantazhin duke marrë tre pikët.
Pas këtij takimi, Brighton shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Everton është në vendin e 15 me 19 pikë.
Ndërkaq, në takimet e tjera të Premier League, Leeds ka marrë një fitore 3-1 në shtëpi ndaj Burnley, një takim direkt mes dy skuadrave që diskutojnë këtë sezon mbijetesën në elitë, ndërsa Brentford mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1 Aston Villa-n./SS
Top Channel