Big Brother VIP, reality show që ka thyer çdo rekord shikueshmërie ka vendosur që të shtyjë datën e finales së madhe.
Finalja pritet të zhvillohet në datën 18 shkurt, ndërkohë që ishte parashikuar për në datën 16 janar. Në spektaklin e të shtunës të datës 1 Janar, banorët do të duhet që të zgjedhin nëse do ta çojnë apo jo deri në fund garën, në një kohë që Vëllai i Madh ka vendosur të shtyjë datën e finales.
Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje si dhe nuk do të mungojnë surprizat si në çdo puntatë.
A i mbështesin familjarët në rrugëtimin e tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”, thuhet në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale.
Top Channel