Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Mësohet së janë shënuar 708 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me Covid 2 persona, një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 6249 pacientë aktivë, ndërsa aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 90 pacientë, 10 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rënduar.

Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 708 qytetarë, në këto bashki:

362 në Tiranë, 41 në Elbasan, 40 në Durrës, 21 në Sarandë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 17 në Lushnje, 15 në Lezhë, nga 12 qytetarë në Pogradec, Fier, Kamëz, 9 në Gjirokastër, 7 në Vorë, 6 qytetarë në Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, 5 në Devoll, 4 qytetarë në Kolonjë, Permet, Himare, Divjakë, Patos, Kavajë, 3 qytetarë në Pukë, Kukës, Peqin, Gramsh, Librazhd, 2 qytetarë në Skrapar, Dimal, Mat, Kurbin, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, 1 qytetar në Has, Tropojë, Mireditë, Rrogozhinë, Diber, Delvinë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë.

Statistika (31 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 708
Të shëruar në 24 orë 293
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4485

Testime totale 1,483,121
Raste pozitive 210,224
Raste të shëruara 200,758
Raste Aktive 6,249
Humbje jete 3,217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2965
Fier 689
Durrës 538
Shkodër 403
Elbasan 388
Vlorë 380
Berat 229
Lezhë 184
Gjirokastër 168
Korçë 138
Dibër 91
Kukës 76

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA