“Po përcjellim edhe një vit që kaluam me pandeminë, e cila mori shumë jetë. Një vit në të cilin humbëm shumë bashkëqytetarë në dy aksidente të mëdha”, thuhet në urimin e kreut të shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e Vitit e Ri.
“Sakrifica, solidariteti dhe përgjegjësia e punonjësve shëndetësorë, shërbimeve të shpëtimit, vullnetarëve dhe njerëzve të tjerë të vullnetit të mirë, të cilët tejkaluan dallimet etnike, fetare, politike, sociale për të ndihmuar ata në nevojë janë heronjtë tanë për këtë vit”, thuhet në urimin e Presidentit.
Në pritje të vitit 2022 të ri, Pendarovski sugjeron që t’i kthehemi shpresës dhe besimit që do të na ndihmojë të ndërtojmë një shoqëri të begatë në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë përpara ligjit.
“Një shoqëri që do të kujdeset për të dobëtit, do të vlerësojë dhe shpërblejë të virtytshmit, në të cilën të rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të arrijnë në vendin e tyre. Ju uroj festa të qeta me familjen dhe miqtë tuaj dhe viti i ri 2022 të na sjellë shumë shëndet”, thuhet në urimin e Pendarovskit.
Top Channel