Gjatë konferencës së fundit për shtyp të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kamerat regjistruan momentet e një sjelljeje të pazakontë nga ana e ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vulin.

Kur Vuçiç foli për padi sekrete, Vulin nisi të qeshte e të fliste me vete, e mimikat e çuditshme të tij, zgjatën ca.

“Çfarë nuk shkon me të?” shkroi një person në Twitter, që shpërndau videon e cila është bërë virale në rrjet. Ministri i Brendshëm serb njihet për qëndrimin e ashpër anti-shqiptar dhe përdorimin e vazhdueshëm të termit pejorative “shiptari”, duke injoruar edhe vendimet e një gjykate në Serbi që e cilësonte këtë term si ofendues. Në fillim të dhjetorit, ai u vu sërish në qendër të polemikave pasi mohoi masakrën e Reçakut, çka ngjalli reagimin e menjëhershëm të SHBA-së dhe BE-së, të cilat theksuan se masakra ndaj popullatës civile shqiptare në këtë zonë në vitin 1999, është një  krim ‘i dëshmuar’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA