
23/02 22:38
Një lajm shumë i keq vjen për botën e futbollit në Shqipëri, teksa ka ndërruar jetë Vladimir Grillo.
Një nga figurat më të shquara të gazetarisë shqiptare është mposhtur nga një sëmundje e rëndë që e shoqëronte prej dy vitesh në moshën 74-vjeçare.
Me mbi 40-vite në fushën e gazetarisë sportive, Grillo është njohur për anën e tij të lartë profesionale, teksa në vitin e kaluar ai është dekoruar edhe nga ana e presidentit Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive.
Top Channel