Nëse Gjykata e Lartë nuk plotësohet sa më shpejt me kuotën e 19 gjyqtarësh atëherë stoku prej mbi 35 mijë dosje do të evadohet ngadalë e për qytetarët kjo do të thotë vite të tëra pritje.
Ndërkohë kriza e gjykimeve ka zbritur në gjykatat e tjera, ku kryesojnë gjykatat e apelit me fluks dosjesh. Por sakaq KLGJ ka përpiluar hartën e re gjyqësore ku synon ti përmbledhë të gjitha gjykatat në një të vetme në Tiranë.
Sokol Sadushi: S’do të thotë që gjyqi bëhet ku shkon qytetari, por gjyqi bëhet ku çohen dokumentat.
Dy qeveritë e gjyqësorit ankohen se kanë vakanca prej 305 gjyqtarë e prokurorë më pak, megjithatë Sokol Sadushi propozon se nuk duhet shtuar vetëm numri i gjyqtarëve por edhe i këshilltarëve ligjore.
Sokol Sadushi: Mjafton të kuptohet që reforma do zgjasë dhe efektet e saj. Italia përshembull reflektoi ndryshime ligjore ne 2010 dhe efekti u kuptua në 2015 sa për shembull, është çështje kohe.
Top Channel