Pamje nga vendngjarja

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Cërrik dhe si pasojë një 27-vjeçar ka humbur jetën.

Shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë. Viktima ka pasur lëndën plasëse në dorë C4 në dorë dhe i ka shpërthyer.

Fatmirësisht pranë nuk ka pasur njerëz të tjerë.

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA