Kryeministri Edi Rama i pyetur se si do të jetë marrëdhënia e tij me PD në 2022 nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha, tha se kjo parti është në hall të madh pikërisht për shkak të Bashës dhe Berishës.
Ai tha se Basha dhe Berisha po e çojnë PD drejt një fundi sipas tij të merituar, por jo për shkak të tij apo PS.
Rama: Tani për Bashën, është nja nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite, jo nga unë, as nga ne, as nga ju, dhe as nga shqiptarët, por pikërisht nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatit me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e së njëjtës të gjë, në kërkim të kotë të rezultateve të tjera, një parti që s’ka prodhuar asgjë përveç mitesh fitoresh të vjedhura dhe sherre që kanë dëmtuar vendin, në një përpjekje për tu kthyer në pushtet.
Thënë këto , për mua është e qartë, s’kam asnjë punë me ta. Janë dy burra në hall të madh, dhe askush nuk ua zgjidh dot, dhe këtë hall duan ta bëjnë dhe të Shqipërisë, por kjo nuk është e mundur, Unë s’di të the çdo sjell e ardhmja, por siç janë gjërat, s’kam asnjë arsye dhe as dëshirë për tu marrë, dhe kohën që ma kanë marrë nuk do ma marrin më , s’kam asnjë preferencë, është një marrëzi e ndarë në gjysëm.
Top Channel