Në Indi është vendosur një statujë e Cristiano Ronaldos. Portretizimi i yllit të Manchester United u inaugurua në Goa, një nga ish-kolonitë e Portugalisë, në rastin e 60-vjetorit të çlirimit të saj.
“Nëse duam të ngremë nivelin e futbollit tonë, brezat e rinj duhet të marrin frymëzim nga CR7”, deklaroi ministri Michael Lobo gjatë prezantimit të statujës prej bronzi të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.
Shteti i vogël indian është i vetmi ku futbolli preferohet më shumë se kriketi, por statuja e sulmuesit luzitan ka shkaktuar polemika, sidomos nga ana e protestuesve të ekstremit të djathtë.
Këta të fundit kanë valëvitur flamuj të zi në shenjë proteste, teksa shprehen: “Ngritja e një statuje të një portugezi në këtë vit është sakrilegj dhe një fyerje e madhe për ata që luftuan për lirinë e Goas.
Jemi shumë të zhgënjyer, ne duhet të mësojmë të jemi krenarë për ikonat tona si Samir Naik dhe Bruno Coutinho”, duke iu referuar dy simboleve të futbollit vendas.
Top Channel