Probleme me botërorin në Katar/ Janë vetëm 90 mijë dhoma hoteli për 1.2 milionë tifozë

30/12/2021 12:32

Me më pak se një vit para fillimit të Kupës së Botës në Katar, i cili do të fillojë në nëntor 2022, agjencia amerikane e lajmeve AP, zbulon se vendi tani mund të ofrojë vetëm 90,000 dhoma hoteli, për 1.2 milionë mbështetës që priten në sheshe.

Me një llogari të thjeshtë duket qartë që Katari nuk është në gjendje të strehojë të gjithë tifozët që duan të vijnë dhe të shikojnë ndeshjet.

Sipas një simulimi të bërë për ditët e pritshme më të ngarkuara, në mes të fazës së grupeve, është e pamundur të gjesh një dhomë hoteli për më pak se 1000 dollarë. “Ne mund të përfundojmë në një situatë ku për tifozët në Evropë dhe disa vende aziatike, alternativa më e mirë do të ishte të bënin vajtje-ardhje ditën e ndeshjes“, tha Ronan Evain, drejtor ekzekutiv i grupit Football Supporters Europe.

Biletat e avionit gjatë periudhës së Kupës së Botës nuk shiten më për më pak se 1000 dollarë (880 euro) nga Parisi apo Londra.  Nga Nju Jorku, është dyfish, dhe nga Sao Paulo, edhe më keq.

Organizata e të ndryshme dëshirojnë të inkurajojë vendasit të mirëpresin disa turistë, ndërkohë që organizatorët mendojnë të krijojnë një lloj kampi në shkretëtirë, apo edhe të flenë mbështetësit nën  yjet.  Të gjitha në një hapësirë ​​mjaft të vogël pasi tetë stadiumet e eventit ndodhen brenda një rrezeje prej 50 kilometrash, afër Dohas.

Kjo është hera e parë që nga Uruguai në vitin 1930 që një vend kaq i vogël organizon Kupën e Botës. Por në atë kohë, kishte vetëm 13 kombe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA