Nuk e njeh si kryetar të PD? Basha i përgjigjet Ramës: Ëndrra për të patur përballë një PD të damkosur me ‘non grata’ nga SHBA u godit në 9 shtator

30/12/2021 18:04

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, është shprehur se ëndrra e kryeministrit Edi Rama për të patur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA mori goditjen e parë në 9 shtator. Këtu ai i referohet shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo erdhi si një përgjigje ndaj ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili sot në një dalje për mediat, është shprehur se në PD nuk di se me kë të negociojë, duke nënkuptuar se nuk e njihte Bashën si kryetar të PD-së.

Pyetje: SHBA dhe ambasadorja amerikane nëpërmjet të dërguarit të tyre të Posaçëm, Escobar, ju njohin ju si kryetar të PD. Rama sot deklaroi se nuk di me kë të negociojë në PD duke nënkuptuar se nuk ju njeh ju si kryetar të kësaj force politike?

Basha: Nuk mund të them se kam arritur ta dëgjoj atë që ka thënë Rama sot, nuk kam koment për këtë në vetëvete. Ëndrra e Ramës për të patur përballë një PD të damkosur me non grata nga SHBA mori goditjen e parë në 9 shtator dhe u bë pluhur e hi në Kuevndin Kombëtar të 18 dhjetorit ku demokratët zgjodhën të ardhmen. Ka arsye të jetë nervoz. Demokratët kanë zgjedhur të bashkohen. Zgjodhën t’i japin fund sundimit të kastës 31 vjeçare që është pengea kryesore për rotacionin.

Sa për Ramën dhe grupin e tij “na bashkoi non grata amerikane”, e mbani mend grupin “na bashkoi kënga popullore”, ka qenë një grup shumë i mirë. Ky grup do zgjerohet shumë shpejt, ata janë e shkuara, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe do t’i prijnë ndryshimit.

Top Channel