Avokati Plarent Ndreca, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ ka folur mbi zgjedhjet e 25 prillit, ku Partia Demokratike humbi zgjedhjet parlametare për të tretën herë radhazi.

Fitorja e PS, me mbi 50 përqind të 140 vendeve në Parlamentin e ri i dha asaj mandatin e tretë qeverisës radhazi për të qeverisur e vetme, pa qenë e detyruar të bëjë aleancë me forcat të tjera politike!

Ndreca thotë se fitorja e thellë e PS në zgjedhje nuk është bërë as me anë të manipulimeve apo të vjedhjeve dhe këtë e ka treguar diferenca në vota!

Ndreca: Ne kemi një palë të tretë që i verifikon dhe konkludon jashtë palëve sesi ka shkuar procesi zgjedhor. Nuk ka procese perfekte, por fakti që problematikat e zgjedhjeve bëri fitues dikë ky argumenton nuk qëndron, edhe diferenca e tregon këtë, dhe është shumë e madhe për të thënë që kishte një fitues hileqar, absolutisht që jo! Edhe dobësia e atij që ti konkurron në fund të ditës duhet marrë në konsideratë! E dimë shumë mirë se si mund të jetë qeverisja po jo gjithmonë është ajo që ne duam, por ai që konkurron është më i miri në treg dhe e ka provuar.

Avokati përmend edhe përballimin e dy krizave të mëdha që vendi ka kaluar në vitet e fundit, atë të tërmetit dhe pandemisë, për të cilat thotë se qeveria i ka përballuar me sukses.

“Aftësitë e mazhorancës: ka kaluar dy kriza të rënda që do të vinin në gjunjë çdo shtet normal që ne përpiqemi ti ngjajmë, tërmeti dhe pandemia, të cilat i menaxhoi dhe i kaloi me sukses dhe sot po shohi m produktet e para. Shtëpitë që kryeministri po promovon sot janë një gjë fantastike që qeveria ka bërë”, u shpreh Ndreca.

Top Channel