Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore
Niko Kovac nuk do të vazhdojë më në krye të Monaco.
Vendimi ende nuk ka marrë formën zyrtare, megjithatë drejtuesit e klubit e kanë ndarë mendjen sa i përket trajnerit kroat. Kovac mori drejtimin e klubit nga Principata në korrikun e vitit 2020, ndërsa ia doli të rikthente ekipin në nivele të larta me bardhekuqtë që e mbyllën kampionatit sezonin e kaluar në vendin e tretë.
Megjithatë, pjesa e parë e këtij sezoni ka pasur shumë ulje dhe ngritje për Monacon që renditet aktualisht në vendin e gjashtë dhe kjo ka ndikuar te drejtuesit për të marrë masën ekstreme ndaj ish-trajnerit të Bayern Munich.
Ndërkohë, sipas prestigjiozes L’Equipe një nga arsyet e shkarkimit të Kovac ka qenë edhe fakti se trajneri nuk ka mundur të vendosë rregull në dhomat e zhveshjes duke mos pasur mbështetjen e shumë lojtarëve të skuadrës. Kujtojmë se kroati është trajneri i tretë që shkarkohet në këtë sezon të Ligue 1, pas Claud Puel të Saint-Etienne dhe Laurent Batlles të Troyes.
Top Channel