Konsultimi me PD për Presidentin? Rama: E thashë kur kishin kryetar, tani nuk dimë me kë të flasim!

30/12/2021 12:24

I pyetur se a i qëndron deklaratës se për zgjedhjen e presidentit të ri do të bashkëpunonte me opozitën për një emër konsensual, kryeministri Edi Rama tha se sot nuk e ka më të qartë se më kë të flasë nga PD.

Rama ironizoi duke thënë se këtë deklaratë e tha kur partia kishte kryetar, por sot situata sipas tij nuk është më njësoj.

“Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar, sot mbetet në parim, por për momentin nuk kemi me kë të flasim”, tha Rama.

Top Channel