“Ju jeni punëdhënës i drejtorit të SHISH”, gazetari pyet kryeministrin si lejoi publikimin e pagës së punonjësve të shërbimit sekret të ushtrisë

30/12/2021 12:19

Në listën ku u publikuan pagat e mbi 63 mijë shqiptarëve, nuk mungojnë as punonjësit e shërbimit sekret të ushtrisë.

I pyetur sot nga gazetari Muhamed Veliu, gjatë një konference për shtyp, nëse “ka kërkuar shpjegime se pse e patën të pamundur të evitojnë daljen e kësaj të dhëne sensitive”, kryeministri Edi Rama përgjigjet se “të dhënat e SHISH nuk janë aq transparente sa duket aty”.

Për SHISH, nuk është aq transparente sa duket aty, nuk është se ato elementë që kanë të bëjnë vërtetë me sigurinë, janë ekspozuar aty”.

Kryeminstri sërish kërkoi ndjesë për publikimin e të dhënave personale, por tha se pjesa tjetër i takon hetimeve.

“Falë investigimeve duhet të dalin në rezultate konkrete. Është arsye për të kërkuar ndjesë, por duhet pasur parasysh kohën ku jetojmë dhe çfarë ndodh në vendet e tjera, ku publikohen të dhëna dhe më sensitive ose dhe ku hyn me ID dhe kërkon pagën e dikujt”.

Top Channel