Superkupa e Italisë një eskluzivitet i Supersport në program për t’u luajtur në 12 janar të vitit të ardhshëm do të luhet normalisht sipas programit dhe nuk do të shtyhet për shkak të emergjencës së Covid-19, siç është përfolur gjatë ditëve të fundit.
Liga italiane e futbollit ka dalë me një komunikatë në të cilën bën me dije se derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet normalisht mbrëmjen e 12 janarit në San Siro, me ndeshjen që nëse del barazim do të duhet të luhen edhe shtesat e penalltitë për të përcaktuar fituesin e Superkupës.
Gjithsesi për momentin shitja e biletave është stopuar pasi qeveria italiane e futbollit ka marrë vendimin për të reduktuar nga 75% në 50% kapacitetin e stadiumeve duke filluar nga janari i vitit 2022, pasi rastet me Covid-19 sa vinë e shtohen në Itali./SS
Top Channel