A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur sot konferencën për mediat, të fundit për 2021.
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ëndrra e Ramës për të parë një PD të “damkosur me non grata” mori një goditje me 9 Shator dhe u bë pluhur dhe hi në Kuvendin e 18 Dhjetorit.
I pyetur nga gazetarët a do të ketë negociata me Berishën për të bashkuar demokratët, Basha u shpreh:
“Ëndrra e Edi Ramës për ta dankosur PD me non gratën amerikane mori fund më 9 shtator dhe u bë pluhur e hi më 18 dhjetor. Demokratët zgjodhën të jenë të bashkuar, zgjodhën të ardhmen, e zgjodhën në emër të partisë tonë dhe me vetëdijen se kurrkush post nesh nuk posedon forcën dhe potencialet njerzore për të ecur përpara. Vendimi i tyre është i qartë, jo vetëm një vendim që i shërben Shqipërisë por një detyrim për këdo për të ecur përpara dhe për të lënë pas të shkuarën. Nuk ka më kthim pas, është një i lajmi keq për Ramën dhe trekëndëshin e Bermundës”.
Top Channel