Basha: Grupi ‘na bashkoi non grata’ do zgjerohet shumë shpejt. Ja çfarë thotë për ‘tradhtarët’ e partisë

30/12/2021 18:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur konferencën e fundit për shtyp për vitin 2021.

I pyetur për ‘tradhtarët’ e partisë, të cilët ju bashkuan grupit të ish kryeministri Sali Berisha, Basha thotë se secili vendos vetë se si do t’i përgjigjen vendimeve të demokratëve.

Më tej, kryedemokrati lajmëroi se grupi, siç ai e quan ‘na bashkoi non grata amerikane’ pritet të zgjerohet shumë shpejt.

Pyetje: 13 deputetëve të tjerë të PD të cilët kanë dalë në mbështetje të Berishës dhe ju cilësojnë si ish kryetar, keni ndonjë plan si do i afroni ata me PD dhe grupin parlamentar?

Lulzim Basha: PD ka folur qartë demokratët janë shprehur qartë. Secili vendos vetë nga ata që janë ngarkuar me përgjegjësi nga demokratët në çfarëdolloj pozite qofshin se si do ti përgjigjet vendimeve të demokratëve. PD, Edi Rama nuk do ketë përballë si një parti të dankosur non grata nga SHBA dhe grupi ‘Na bashkoi non grata amerikane’ i cili pritet të zgjerohet do të ketë përballë një PD të bashkuar në qëllime. Nuk kam kërkuar kurrë uniformitet mendimi sepse kjo do më bente njësoj me treshen e tranzicionit.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA