Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Fillipçe ka mbajtur një takim me sindikatat e punëtorëve shëndetësorë, ku ka premtuar një rritje prej 5% të pagave mujore për çdo punonjës të sektorit të shëndetësisë.

Ministri Fillipçe, tha se qeveria do të alokojë rreth 600 milionë denarë, ose rreth 10 milionë euro lidhur me rritjen rrogave të mjekëve e infermierëve.

Ministri u ndal edhe te 4-vjeçari i fundit, lidhur me atë që partia e tij LSDM dhe qeveria e Zoran Zaevit kanë bërë për punonjësit shëndetësorë.

Fillipçe ka shtuar se LSDM në pushtet ka rikthyer dinjitetin e mjekëve dhe personelit mjekësor, duke rritur pagat bazë për mjekët specialistë me 40%, infermierëve me 3%, të mjekëve të përgjithshëm me 25% dhe ndihmës mjekëve me 15%.

Pagat e mjekëve specialistë pothuajse u dyfishuan, deklaroi ministri dhe shtoi se janë mbështetur edhe specializantët, pasi u janë kompensuar turnet që kanë bërë.

Qytetarët meritojnë kujdesin më të mirë mjekësor, ndërsa punëtorët shëndetësorë meritojnë kushte të denja për të ushtruar punën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA