Vrau gabimisht 14 vjeçaren në dhomën e provës, policia ne SHBA nxjerr videon e tmerrit

29/12/2021 14:49

Policia e Los Angeles ka publikuar videon e incidentin që tronditi Shtetet e Bashkuara, pasi një officer i saj qëlloi dhe vrau gabimisht një vajzë 14-vjeçare teksa po përpiqej të shënjestronte dikë tjetër.

Pamjet e nxjerra nga kamera trupore e efektivit tregojnë momentin kaotik kur forcat e rendit hyjnë në dyqan pas raporteve se një person, i identifikuar më vonë si Daniel Elena-Lopez, 24 vjec, kishte sulmuar disa kliente femra. Policia pa njërën prej tyre në tokë të mbuluar me gjak dhe shtiu mbi 24 vjecarin, por njeri prej plumbave shpoi muret e dhomës së provës ku ndodhej Valentina Orellana-Peralta.

Mes lotësh, nëna e adoleshentes rrëfeu se vajza kishte dhënë shpirt në krahët e saj. “Kur degjuam britmat, u ulëm në tokë, u përqafuam dhe nisëm të luteshim”, rrëfeu Soledad Peralta.

Ajo tha se bija po kërkonte një fustan për festat e fundvitit. Valentina dhe familja e saj kishin vetëm 6 muaj që ishin zhvendosur në SHBA nga Kili, por pavarësisht se periudha e qëndrimit të saj qe mjaft e shkurtër, 14 vjecarja kishte shkëlqyer me mësime ne shkollën e mesme që frekuentonte. Sipas të atit, ajo e konsideronte SHBA-në, “vendin më të sigurtë në botë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA