Një skuadrilje nga baza ajrore e Idaho-s në Shtetet e Bashkuara u kthye në njësinë e parë operative që testoi të ashtëquajturën “bombë e zgjuar”, GBU-53/B StormBreaker – një hap madhor përpara ky për zhvillimin e arsenalit ushtarak me rreze të shkurtër veprimi.
Gjatë testimit, katër avionë luftarakë F-15 goditën katër mjete motorike në lëvizje që ishin në tokë – duke përdorur bomba StormBreaker – të prodhuara nga kompania Raytheon Technologies. Drejtoresha e programit të StormBreaker pranë kësaj kompanie, Allison Haëlett, tha se testet ishin të nevojshme për ti hapur rrugën përdorimit të këtyre armevë në luftë.
Deri më tani StormBreaker është miratuar vetëm për integrim tek F-15E, njoftojnë forcat ajrore amerikane. Por rezultatet e këtij testi në fund do të çojnë drejt përdorimit në F/A-18E/F Super Hornett dhe avionë më të avanasuar luftarake të gjeneratës së pestë siç është F-35. StormBreaker është relavitisht e vogël si armë dhe lejon që një Strike Eagle të mbajë rreth 28 të tilla.
Bomba peshon 47 kilogramë, dhe ka lëndë shpërthyese që godet objektiva të stacionuar në një distancë prej 111 kilometrash.
Top Channel