S`ka qetësi për Tajvanin, Kina i kthehet kërcënimeve: ”Luftë” nëse tentojnë pavarësinë!

29/12/2021 12:24

Edhe pse u mendua se tensionet ishin fashitur disi, Kina iu rikthye paralajmërimeve ndaj Tajvanit, duke thënë se do të marrë “masa drastike” nëse ishulli bën lëvizje drejt pavarësisë.

Një zyrtar në Pekin kërcënoi me ndërhyrje ndërsa shtoi se provokimet e Tajvanit dhe ndërhyrjet e jashtme mund të rriten vitin e ardhshëm.

Kina e konsideron Tajvanin si territorin e saj dhe në dy vjetët e fundit ka rritur presionin diplomatik dhe atë ushtarak, gjë që ka nxitur shqetësime në Taipei dhe Uashington. “Po u kalua vija e kuqe për pavarësinë, ne do të veprojmë”, tha Ma Xiaoguang, zëdhënës në Zyrën kineze për Çështje të Tajvanit.

Tajvani është kthyer në faktor kyç për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. SHBA njihet si mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare e Tajvanit dhe furnizuesja më e madhe me armë, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike zyrtare.

Kina rregullisht e përshkruan ishullin si çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me SHBA-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA