Marrëveshja e mirëkuptimit që nënshkroi Kosova dhe Kroacia e forcoi edhe më tepër miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kroatët nuk e kanë harruar ndihmën shqiptare në kohën e luftës mes Kroacisë dhe Serbisë, thotë ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për mediat në Kosovë.
Kur filloi shpërbërja e ish Jugosllavisë, shqiptarët bënë mjaft për çlirimin e tokave kroate e morën pjesë si ushtarë, disa duke sakrifikuar dhe jetën, kujton ai. Kosovën e vizitoi së fundi ministri kroat i mbrojtjes, e pas tij, edhe presidenti Zoran Milanovic.
Sipas Tërnavës, me këto veprime të vizitave të zyrtarëve kroat po dëshmohet aleanca e miqësisë shqiptaro-kroate apo edhe një aleancë për mbrojtje nga projektet e mëdha serbe, si rreziku i një konflikti në Bosnje, dhe mundësia e një konflikti në Ballkan.”, Përkrahja e Kroacisë, anëtare të BE-së, shihet si mundësi e mirë për Kosovën.
Eksperti mendon se Kosova mund të ndihmohet në shumë aspekte nga Kroacia, sidomos me promovimin e miqësisë së saj ndaj shtetit Kosovar, duke kontribuar në njohje të reja, e duke nxitur politika miqësore në favor të shtetit të Kosovës, brenda vendeve të BE-së.
Top Channel