Rusia përgatit stërvitje të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë në fillim të vitit 2022

29/12/2021 18:55

Rusia dhe Bjellorusia kanë në plan të mbajnë stërvitje ushtarake të përbashkëta në shkurt ose mars 2022, tha sot presidenti rus Vladimir Putin në fillim të takimit të tij me Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko në Shën Petersburg.

“Ne do të kryejmë stërvitjet dhe ushtria do të bie dakord, në mars ose shkurt, nuk e di se kur do të vendosin”, tha presidenti rus, duke komentuar kërkesën e Lukashenkos që të dy vendet të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Stërvitjet e planifikuara në tokëb bjelloruse vijnë në mes të tensioneve të paprecedentë Lindje-Perëndim, me Rusinë që kërkon që NATO të premtojë se nuk do ta pranojë Ukrainën në kufijtë e saj, e cila kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ukraina pretendon se Rusia mund të jetë duke përgatitur një pushtim, të cilin Moska e ka mohuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA