Këto janë rrënojat e shtëpisë së vjetër të Luigj Tares nga Laçi.

Tërmeti i 26 nëntorit shembi pallatin ku jetonte Lugji me familje. Prej dy vitesh familja Tarja ka jetuar me qira në një apartament që shikon shtëpinë e vjetër dhe shtëpinë e së ardhmes. Ai tashmë do jetojë në lagjen e re të Laçit që u ndërtuar nga qeveria Turke.

“Kam dy vjet që jetoj në shtëpi me qira i ktheva shpinën shtëpisë së rrënuar dhe rastësisë që shtëpinë me qira e kam përballë saj dhe e shoh këtë pamje me dhimbje, por që e kapërcej lehte sepse me tutje shoh shtëpinë time të re atë të ëndrrave. Nga këtu do të mar vetëm rrobat e trupit dhe gëzimin që kam në shpirt”, u shpreh Luigj Tarja.

Lagja e re e Luigjit është model, në të ka 522 apartamente, 12.000 metra katrorë hapësirë të gjelbër, 388 vende parkimi dhe 37 njëshi shërbimi. Në fillim të vitit të ri, dyert e shtëpisë do të hapen për 522 familjet Laciane. Drejtori i Urbanistikës, në Bashkinë Lac, Benard Paja thotë se këto janë pallatet me cilësore në Shqipëri, pasi këtu kemi një shtëpi inteligjente që komandohet nga një tablet i cili të jep të gjitha informacionet për banesën.

“Tableta na jep informacion nëse kemi rrjedhje gazi, na lajmëron për sistemin e sigurisë, na tregon nëse kemi mesazhe në poshtë, na mundëson komunikimin më të lehtë më banorët e pallatit e gjithë shtëpi gjenden në këtë ekran të vogël”, tha Benard Paja.

Në fillim të vitit të ri, dyert e shtëpisë do të hapen për të pritur 522 familjet laçiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA