Shqipëria do të zhvillojë një miqësore luksi në fund të marsit ndaj Spanjës.
Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy kombëtareve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.
Shqipëria ka luajtur dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2, ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987, Shqipëria u mund me shifrat 5-0.
Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Sevilje, më 19 dhjetor 1990, dhe përfundoi 9-0 në favor të spanjollëve.
4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për kampionatet botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Spanjë më 26 mars të vitit 2022.
Top Channel