Me 57 vota pro, asnjë kundër dhe 17 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.
Kuvendi i Kosovës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme energjetike të vend, due mbështetur kështu vendimin e qeverisë për masat urgjente të lidhura me kufizimin e furnizimit me energji elektrike. Ky vendim praktikisht, legjitimon në këtë mënyrë reduktimin e energjisë. Ai u miratua me 57 vota pro, 17 abstenime dhe asnjë kundër. Masat emergjente do të vlejnë për maksimalisht 60 ditë.
Ato përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe detyrime te vecanta për ndërmarrjet energjetike. Vendimi parashikon krijimin e një Komiteti Teknik Urgjent i cili do të identifikojë problemet e dhe të paraqese rekomandimet te Ministria e Ekonomisë. Pas rekomandimeve, Ministria duhet të publikojë masat e detyrueshme kufizuese. Edhe pse masat janë të parashikuara për 60 ditë, Kuvendi mund ta vazhdojë edhe për periudha tjera për nga 30 ditë.
Në Kosovë janë rikthyer prej ditësh kufizimet e energjisë elektrike. Ekzekutivi thotë se kriza është pasojë e problemeve të trashëguara nga e kaluara, ndërsa opozita e fajëson atë për dështim menaxhimi. Ministrja shqiptare e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me energji për netët e festave, e sqaroi se kjo do të bëhet në formë depozite pa paguar asnjë qindarkë pasi Kosova do të na e kthejë sërish në verë.
Top Channel