Harry Reid, ish-lideri i Demokratëve në Senatin amerikan njëherësh dhe anëtar i Kongresit nga Nevada, ka ndërruar jetën në moshën 83-vjeçare.
“Ka vdekur të martën, i rrethuar nga miqtë në shtëpi në periferi të Henderson, pas një beteje të ashpër katërvjeçare me kancerin në pankreas”, ka shkruar Landra Reid, bashkëshortja e tij.
Ish-boksieri që u bë avokat, ish-lider i shumicës në Senat nga viti 2007 e deri më 2015-ën, ishte një figurë e shquar politike deri në fund të mandatit të George Bush dhe gjatë dy mandateve të Barack Obamës.
Reid u pensionua në vitin 2016, pasi humbi të shikimin në njërin sy, kurse në maj të vitit 2018 u zbulua se kishte kancer në pankreas.
Dy javë më parë, aeroporti ndërkombëtare në Las Vegas ka marrë emrin e tij, kurse nga viti 1948 ishte quajtur Mecaran, sipas ish-senatorit amerikan nga Nevada, Pete Mecaran.
Top Channel