Holanda do të zbatojë karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga SHBA-ja

29/12/2021 16:19

Pas përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron të COVID-19, Holanda vendosi SHBA-në në grupin e “vendeve me rrezik shumë të lartë” dhe zbatimin e karantinës së detyrueshme për udhëtarët që do të vijnë nga ky vend.

Ministria e Jashtme e Holandës përditësoi kufizimet e udhëtimit që do zbatohen për udhëtarët e ardhur nga SHBA-ja në Holandë.

Sipas përditësimit, SHBA-ja është përfshirë në grupin e “vendeve me rrezik shumë të lartë” për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron të COVID-19 dhe se nga nesër për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga SHBA-ja në Holandë do të zbatohet karantina e detyrueshme edhe sikur të jenë të vaksinuar.

Qeveria e Holandës ka rekomanduar që drejt SHBA-së të udhëtohet vetëm në rastet kur është e nevojshme.

Në SHBA rriten rastet me variantin Omicron

Sipas të dhënave të Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dje në vend u regjistrua shifra më e lartë e rasteve me 441.278 mijë raste të reja me COVID-19.

Më tej u njoftua se mesatarja e 7 ditëve të fundit të rasteve që janë rritur për shkak të variantit Omicron në vend është rreth 240 mijë.

Varianti Omicron i COVID-19 në SHBA është përhapur në 50 shtete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA