Ndërrimi i viteve ka sjellë fluks emigrantësh në Vlorë të cilët kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre.

Fluksi i ardhjes së emigrantëve është shtuar prej disa ditësh në portin e Vlorës, madje në krahasim me dy vitet e fundit shifrat janë dyfishuar.

Edhe pse situata nga pandemia në Itali nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ndërsa ka dhe nga ata që kanë me shume se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.

Shefi i përpunimit në portin e Vlorës Festim Skëndaj , shprehet se, duke bërë krahasim me një vit më parë fluksi i hyrjes është dyfishuar,por vite me parë kur pandemia nuk njihej fluksi i hyrjes arrinte në 20 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA