Festat e fundvitit/ Edhe pse pa fond të posaçëm, punonjësit e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përfitojnë shpërblim

29/12/2021 19:15

Festat e fundvitit kanë rezervuar shpërblim edhe për punonjësit e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe sipas tij caktohet që shpërblimi, për të cilin nuk ka pasur një fond të posaçm, nuk duhet të tejkalojë nivelin e një page mujore.

Efekti financiar i shpërblimit do të përballohet nga fondi që kishte gjendje Kolegji për pagat e personelit, sipas buxhetit të vitit 2021, i cili theksohet se fondi ka qenë më i vogël se nevojat e tij për të paguar punonjësit sipas strukturës organike, një problematikë kjo e  rekuperuar vetëm në muajin tetor të këtij viti.

Po ashtu duke qenë se fondi është i panevojshëm është vendosur në mbledhjen e gjyqtarëve që nga shpërblimi të  përjashtohen gjyqtarët dhe këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor.

Vendimi:

Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 801, datë 20.12.2021, për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 929/2010, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, vendosi që punonjësit e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të mund të përfitojnë një shpërblim, që nuk tejkalon nivelin e një page mujore. Sipas këtij vendimi efekti financiar i shpërblimit duhet të përballohet nga fondi që kishte gjendje Kolegji për pagat e personelit, sipas buxhetit të vitit 2021.

Bëjmë me dije se, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me ligjin vjetor të buxhetit për vitin 2021, i është miratuar një fond për pagat e personelit më i vogël se nevojat e tij për të paguar punonjësit sipas strukturës organike të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, problematikë kjo, e cila është rekuperuar vetëm në muajin tetor të këtij viti.

Në këto kushte, fondi i destinuar për pagat e personelit në Kolegj, ishte e pamundur që të kishte teprica, të cilat lejonin mundësinë e shpërblimit të gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tij. Institucionet përkatëse të ekzekutivit, kanë qenë të informuar nga sistemi i thesarit, por dhe zyrtarisht nga Kolegji për situatën e fondit të pagave të personelit në muajin dhjetor 2021. Teprica e vetme në këtë fond, në momentin e miratimit të vendimit të sipërcituar, ishte në shumën 465 000 lekë, për rrjedhojë pa efekt real domethënës për punonjësit e Kolegjit.
Për shkak se ky fond i papërdorur, është i pamjaftueshëm për të mundësuar dhënien e shpërblimit për të gjithë punonjësit e Kolegjit, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që të mos përfitojnë shpërblim sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, gjyqtarët dhe këshilltarët e Njësisë së Shërbimit Ligjor. Shuma prej 465 000 lekësh do të ndahet ndërmjet punonjësve administrativë të Kolegjit, në një shumë bruto prej 25.833 lekësh për person.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA