Xheni dhe Dea gëzojnë që këtë periudhë festash nuk janë pushim.
Dea dhe Xheni janë dy punonjëset më të reja të një prej kafeneve të kryeqytetit.
Për vajzat me sindromën down kjo është puna e parë në 26 vite jetë dhe stafi i ka mirëpritur me dashamirësi.
Xheni: U gëzova jashtë mase. E me thënë të drejtën unë punën e bëj shumë mirë. Dhe ndihem e pavarur. Sa vij filloj punën direkt duke pastruar tavolinat. Jam dhe e shkathët…
Dea: Unë pastroj tavolinat, librat. Nuk lodhem fare. Më pëlqen shumë. Klientët janë të mirë.
Kontrata e punës për to do të zgjas 12 muaj, e cila ka nisur që prej tetorit si një prej nismave të qendrës Xhonatan që synon punësimin e të rinjve me sindromën doën në bizneset lokale e mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.
Vajzat ndihmojnë në kafene 2 orë çdo ditë e pasi mbyllin punën, mezi presin të nesërmen të rikthehen mes shumë njerëzve.
Por puna e tyre nuk është vullnetare, ato në fund të muajit shpërblehen. Dea me pagën ka ëndrra të mëdha.
Dea: Dua të blej një shtëpi, makinë…
Ndërsa Xheni do të tregohet më falenderuese me personat që e kanë ndihmuar.
Xheni: Do i qeras me një lëng a dicka për të ngrënë.
Top Channel