Elektriçisti dëmtohet gjatë punës, ndërron jetë  pas disa orësh/ Në pranga drejtuesi i punimeve

29/12/2021 09:51

Drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj është arrestuar këtë të mërkurë, pasi nuk janë kryer kontrollet e nevojshme duke u dëmtuar dy elektriçistë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë në Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar A. H. dhe A. M.

Fatkeqësisht A.M. ka ndërruar jetë pas disa orësh në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA