Mbi 29 mijë udhëtarë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet portit i Durrësit gjatë 10 ditëve të fundit, për festat e fundvitit. Gjatë periudhës së festave, numri i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet në portin më të madh të vendit dy-trefishohet.
Operatori turistik, Besnik Vathi, i ftuar këtë mbrëmje në ‘Open’, u shpreh se vetëm në hotelet buzë bregdetit të Durrësit do të festojnë 3 deri në 4 mijë pushues natën e ndërrimit të viteve.
Vathi thotë se rreth 10-15% e këtyre shifrave janë të huaj, ndërsa veçon turistët bullgarë, të cilët e kanë kthyer tashmë në një traditë të festojnë natën e ndërrimit të viteve në Durrës.
Vasili: Më shumë prenotohet brenda vendit apo jashtë vendit nga shqiptarët për Vitin e Ri?
Besnik Vathi: Mund të them se meqe e fillojmë nga Durrësi, rreth 15 hotele të plazhit organizojnë Vitin e Ri, llogariten rreth 3000-4000 turistë shqiptarë apo të huaj, ku të huaj fus vetëm bullgarë, pasi vetëm ata e festojnë më shumë vitin e ri jashtë vendit dhe kanë rreth 4-5 vjet që ishin të parat që filluan të vijnë në hotelet e Durrësit, traditë që këtë vit me lehtësitë që ka Shqipëria për shkak të masave besoj se ka më shumë bullgarë nga të huajt. 10-15% janë të huaj, pjesa tjetër do jenë nga Tirana dhe Durrësi. Destinacioni i këtij fundviti është plazhi i Durrësit për Vitin e Ri.
Top Channel