Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të degës së Partise Demokratike, Vlorë , ish kryeministri Berisha zhvilloi një takim me demokratët atje.
Teksa falenderoi demokratët për mbështetjen ai nuk i kurse akuzat për kryetarin Lulzim Basha.
Ai tha se me referendumin e 18 dhjetorit, demokratët ja kanë prerë biletën Bashës, dhe se tani vendi po e mbyll vitin me një opozitë të vërtetë.
Berisha: Dua të shpreh mbështetjen ndaj demokratëve, që kanë dhënë çdo gjë për fitoren e PD, por mjerisht u gjetën sistematikisht të tradhtuar nga një njeri që do të hyjë në historinë e politikës si më i papërgjegjshmi ndaj forcës së tij politike dhe ndaj vetes.
Por sot duhet të jemi shumë krenar, sepse nëse hedhim një sy na hartën politiken , forcat si e jonë kanë mbetur, ne mbijetuam , PD pati fatin e keq të kishte në krye një njeri që e coi nga disfata në disfata. Ne në 25 prill ishim së bashku 620 mijë, pra një forcë politike madhore, dhe nga ta vetëm 19 përqind i besonin Bashës, se ai nuk e meriton besimin e demokratëve. Kuvendi i 11 dhjetorit, mrekulli e pluralizmit politik. Ne mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë. Në referendumin e 18 dhjetorit Bashës iu pre bileta.
Top Channel