Basha dhe Berisha në “fushatë”/ Kryetari i PD ndodhet në Peshkopi. Berisha po feston në Vlorë

29/12/2021 18:46

3 muaj pasi e dëboi Sali Berishën nga grupi parlamentar, Lulzim Baza braktisi zyrën dhe zbriti në bazë për ti dhëne llogari demokratëve per vendimin e tij.

Basha: 9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA Në fakt keni dëgjuar nga zyrtarët e lartë amerikanë se ata nuk bashkëpunojnë me asnjë parti politike e cila drejtohet nga një non grata apo nga një i mbështetur non grata. Keni dëgjuar tashmë se janë pa ekuivok në krahun e Partisë Demokratike dhe presin, presin me padurim ditën që të festojnë fitoren e Partisë Demokratike.

Ky fundvit e gjeti edhe Sali Berishën ne terren, në përpjekje për te bindur anëtarësinë se pse duhet te braktisin Lulzim Bashën.

Berisha: Ne vend që të mbushte sheshet u kthye ne tradhtarin me te madh te demokrateve. Nuk mbrojti votën, por mbrojti karrigen e tij.

Më 5 janar skadon ultimatumi që Berisha i ka vendosur Bashës për të liruar selinë e partisë. Ndaj mesazhi i fundit ishte per demokratet.

Berisha: Me referendumin e 18 dhjetorit ju i pretë biletën atij qe ne historinë politike do njihet si Lul Brava.

Basha: Ata që duan ta përdorin Partinë Demokratike si mburojë të interesave të tyre, të paprekshmërisë së tyre ju them ndal, nuk do t’ju lejojmë. Demokratët nuk do të hidhen kundër njëri tjetrit , demokratët do të jenë në krah të njëri-tjetrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA