Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me dy kilogramë kanabis në vendin e quajtur “Rruga e Potomit” në Skrapar.
Autori banues në Krast të Skraparit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar që u kap me 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas informacioneve të mara se një shtetas posedonte një sasi lënde narkotike, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u organizua puna për lokalizimin dhe ndalimin e tij”, sipas policisë.
Top Channel