Ishte shtruar një ditë më parë në spital/ Vdekja e ish-politikanit Umberto Bossi, çfarë ndodhi me figurën e shquar italiane 19/03 22:03
Një helikopter që po përpiqej për të shuar një zjarr në pyll në Patagoni në jug të Argjentinës u rrëzua. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme ku si pasojë humbën jetën edhe dy anëtarët e ekuipazhit.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ku ndër të tjera sqarohet se helikopteri ishte marrë me qira nga qeveria dhe u rrëzua në zonën e Quillen, një liqen në provincën e Newquen.
“Ne po përballemi me një skenar që mund të përsëritet, pra një periudhë thatësire të zgjatur, që ndoshta është rezultat i ndryshimeve klimatike”, thuhet në një deklaratë të dy shërbimeve.
Top Channel