Skandali i pagave, Taulant Balla flet nga Fieri: I kanë shërbyer konfliktit punëdhënës-punëmarrës! Të ashpërsohen penalitetet

28/12/2021 16:33

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla ka folur për skandalin e nxjerrjes së të dhënave me pagat duke kërkuar ndjesë. Balla shtoi se ka ardhur momenti për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që shpërdoron dhe vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

Teksa këto të dhëna kanë qarkulluar në rrjete sociale për ditë me radhë duke bërë që të ekspozohen të ardhurat e të gjithëve. Sipas Ballës, është domosdoshmëri përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE.

Balla: Prej disa muajsh është punuar nga disa ekspertë të fushës për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personave. Mendoj që është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që i shpërdoron dhe i vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës sepse këto të dhëna i kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një lloj konflikti mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Unë mendoj që përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE është një domosdoshmëri dhe besoj që në javët në vijim, sapo Kuvendi i Shqipërisë të fillojë punën, do të duhet që pasi të jetë marrë dhe opinioni i qeverisë dhe i Komisionit Europian me të cilin për çështjen e të dhënave personale që është një nga pjesët përbërëse për ato kapitujt për marrëveshjet për anëtarësim që Shqipëria do të negociojë me BE. Ishte një përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës dhe do të doja të shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka shkaktuar të dhëna. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende.

Balla foli për mediat pas vizitës në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku e shoqëronte kryebashkiaku Armando Subashi dhe tha se Bashkia tregon kujdesin familjar që i mungon. Përvec kësaj shtoi se janë të nderuar që janë përfaqësues të kësaj zone.

Balla: Ishim bashkë me kryetarin e Bashkisë, Subashin në një prej qendrave të kujdesit ndaj personave të vetmuar ku akomodohen çdo ditë të vitit 48 të moshuar, familjarët e të cilëve nuk kanë mundësi ti mbajnë në shtëpitë e tyre dhe Bashkia tregon atë kujdes të munguar familjar për ta. Sot jemi këtu në një shprehje kuptimplotë të solidaritetit, kemi festuar këtë moment të ndërrimit të vitit dhe për ta, kemi nderin që jemi përfaqësues të kësaj zone. Bashkia e Fierit është një model në nivel kombëtar në kujdesin që tregon ndaj shtresave në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA